Murrizi: Vetingun në drejtësi po e bën një kompani pusetash në Austri

Murrizi: Vetingun në drejtësi po e bën një kompani pusetash në Austri

09:17, 05/10/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi është përplasur ashpër me një debat në “Open” me gazetarin Aleksander Çipa për çështjen e reformës në drejtësi.

Murrizi: Në cilesinë e ish-nënkryetarit të Kuvendit jam marre me këtë punë. Eshtë bërë një tender 430 milionë euro sa inceneratorët. Dhe e ka fituar firma e Sebastian Kurz qe ka objekt veprimtarie kanalet kulluese.

Çipa: Nuk po flasim për institucionin që do ndërtonte godinën.

Murrizi: Dhe ONM, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, janë një teknik kanalesh, një i dënuar në Kosovë, ai Jakobsi i famshëm që kanë vila. Shiko këtu. Se i kam me letra unë.

Çipa: Unë nuk bie dakord plotësisht me këtë.

Murrizi: Ore e ka fituar firma e Sebastian Kurz, ish-kancelar i Austrisë që sot nuk është më, firmë që bën kanale kulluese. Po të këtë vullnet ky parlament, nëse nuk është me karamele ne fyt, të ngrejë një komision e t'u dalë me keq se inceneratorët. Unë po flas me fakte, nuk po bej politikë.

Çipa: Ju po flisni për godinën.

Murrizi: Jo, jo, godinën e ka bërë Maks Haxhia. Procesin. Fol me ata që janë inferiorë. Jakobsi ka 3 procese penale dhe eshte teknik kanalesh dbe heton 800 prokurorë. Këta marrin 2.8 milonë euro në muaj dhe vijnë nga firma e kanaleve kulluese të Sebastian Kruz.

VIDEOJA E PLOTË:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco