'Kosova, toka e askujt'/ Baçi: Rama peng i Serbisë, deklarata e tij nuk është aspak surprizë

18:41, 04/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD Luan Baçi i ftuar në 'Task Force' në Syri Tv, komentoi deklaratën e fundit të kryeministrit Rama ‘Kosova nuk është e askujt’ e cila ka ngjallur jo pak reagim.

Baçi, u shpreh ndër të tjera, se kjo deklaratë e bërë nga Rama nuk është aspak habi pasi Rama është një peng i Serbisë.

Që të quash skandaloze një deklarë të tillë të Ramës nuk s'është çudi për arsye se ne duhet të shikojmë qëndrimet e Ramës, historikisht në lidhje me Kosovën.

Kjo deklaratë e tij është sigurisht e dalë nga kontrolli ashtu siç mundi të bënte një kthim pak mbrapsht me ngjarjet e fundit në veri të Koosvës që u detyrua më në fund të shprehte mbështetje për Kosovën dhe me shumë gjuhë diplomatike të kundërshtonte Serbinë, tani na del me një deklaratë të tillë që është vërtetë për tu habitur, e çuditshme, nuk mund të dalë nga goja e asnjë zyrtari të thjeshtë të administratës shqiptare dhe jo më nga goja e kryeministrit .

Parë në këtë këndvështrim, mendoj se Rama gjithmonë ka qenë në mbështetje të Serbisë dhe në luftë kundër Kosovës dhe këtu kujtojmë qëndrimet e tij kur anuloi mbledhjen me kryeministrin Kurti në një moment përplasjeje mes Kurtit dhe Vuçiç, anulloi mbledhjen në Tiranë, pra për t'i ardhur në ndihmë Vuçiçit.

Dhe gjithmonë i tillë ka qenë qëndrimi i tij i cili tashmë detyrohet në këto kushte që t’i bëjë 'shërbimin e radhës' dhe është peng i Serbisë në kuptimin  plotë, është e paimagjinueshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco