‘Pastrimi i policisë’/ Rexhepi: Duhen specialistë me imunitet deputeti, jo nën varësinë e kryeministrit

17:06, 04/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, eksperti kriminalist Artan Rexhepi foli për përfshirjen e policisë në krim dhe rezultatet që vijnë nga të penduarit.

Rexhepi tha se Policia e Shtetit në një masë të madhe është e inkriminuar dhe se nevoja për pastrimin e saj është emergjente.

Sipas specialistit kriminalist, pastrimi i policisë nuk duhet të bëhet nga brenda por një një grup specialishtësh me status nga Parlamenti të kenë imunitet dhe të mos jenë as në varësi të kryeministrit.

‘Nuk mendoj se duhet ta kryejë policia vetëpastrimin por nga një grup specialishtësh me status nga Parlamenti të kenë imunitet dhe të mos jenë as në varësi të kryeministrit sepse mund të ndikojë për të mos hetuar, të kenë status të pavarur të kenë një imunitet në rangun e deputetit. Të jenë figura të pastra dhe shumë imunë mbi nevilin e vetingut të gjyqësorit’, tha Rexhepi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco