Toka e Kosovës nuk është ‘toka e askujt’

Toka e Kosovës nuk është ‘toka e askujt’

15:16, 04/10/2023
A+ Aa A-

Nga Bledian Koka

Në një deklaratë për Financial Times, jo Aleksandër Vuçiç, por Edi Rama - Kryeminister i Shqipërisë ka lëshuar deklaratën më skandaloze kundër përpjekjes së Kosovës për sundimin e ligjit në të gjithë territorin! "Kosova është një pikë e nxehtë, prej vitesh është shëndërruar në tokën e askujt ku zhvillohen të gjitha llojet krimeve të kombinuara me nacionalizëm. Kufiri mes krimit dhe politikës është mjegullt"!

Tmerr! Kjo është thika më e helmet që një Kryeministër i Shqipërisë ka ngulur në kurrizin e Kosovës e cila shkon ne linjë me deklaratën e Fatos Nanos në 2003-shin kur deklaronte se "qendra e Kosovës është në Beograd"! Edi Rama, Kryeministri i një vendi ku policia është bërë argate e bandave kriminale dhe gjysmën e territorit e ka nën diktatin e plantacioneve të hashashit, merr guximin të zhbëjë përpjekjet e Policisë së Kosovës për të vendosur ligjin edhe në veriun e saj deri dje në diktatin e bandave të Radojçiçit e Veselinoviçit! Kjo luftë në Kosovë ka dhe heroin e vet Afrim Bunjaku, ndërsa në Shqiperi kalon me sukses nga dështimi në dështim!

P.S...Edi Rama nuk është më argat i Beogradit, me deklaratën e sotme ai është thjeshtë qenefi ndërkombëtar i Aleksandër Vuçiç që qelb papushim për llogari të Serbisë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco