VIDEO/ Vasili: Rama ka aktivizuar të gjithë sektorët që stimulojnë pastrimin e parave në vend

18:35, 03/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV ka folur në lidhje me pastrimin e parave në vend.

Duke komentuar takimin e sotëm të Edi Ramës me ndërtuesit, Vasili u shpreh se sipas Departamentit të Shtetit, ndërtimi është një nga sektorët ku pastrohen paratë, së bashku me turizmin dhe me lojërat e fatit.

‘Sektorët kyç të pastrimit të parave janë, ndërtimi, turizmi dhe lojërat e fatit. Ndërtimin e folëm, ezauruam. Kemi parë resortet turistike që u përmendën, kemi dhe rihapjen e lojërave të fatit.

Të gjithë sektorët që stimulojnë pastrimin e parave, mbajnë gjallë një treg ireal që është një flluskë që fryhet e fryhet dhe në fund do të shfryhet. Nuk ka lidhje fare me qytetarin e thjeshtë, as me qytetarin e mesëm dhe as me qytetarin që ka një gjendje relativisht të mirë ekonomike.

Nëse dikush do të pranonte si çmime të vërteta, 4 mijë euro metri katror më thoni se cili qenka ky që paska një mirëqënie kaq të madhe që do të marrë një shtëpi 150 metra katror me një çmim 600 mijë euro.

Ne e dimë shumë mirë se ata që kanë të ardhurat të paktën 7 mijë euro në muaj numërohen me gishtat e dorës.

Realisht Rama ka pranuar dy gjëra, që informalitetin e mban gjallë ai, se i intereson atij impianti i pastrimit të parave’, tha gjatë bisedës në SYRI TV, deputeti Petrit Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco