Haxhiu: Po presim fletë-arrestin ndërkombëtar ndaj Radoiçiçit, duhet të gjykohet në Kosovë

Haxhiu: Po presim fletë-arrestin ndërkombëtar ndaj Radoiçiçit, duhet të gjykohet në Kosovë

10:07, 03/10/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të kërkuar zyrtarisht fletë-arresti ndërkombëtar ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç. Porsa të merret një vendim i tillë, ajo ka thënë se ministria që ajo drejton do të veprojë pa vonesa.

Haxhiu ka thënë se Kosova është e vendosur ta kërkojë nga Serbia dorëzimin e Radoiçiçit, megjithëse ka theksuar se një gjë e tillë është mjaftë sfiduese pasi sipas saj, “vetë Serbia e ka dirigjuar sulmin terrorist”.

Ajo ka kërkuar edhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë për të hetuar bazat ushtarake serbe ku janë trajnuar sulmuesit, ndërsa ka pohuar se institucionet e vendit po bëjnë maksimumin për identifikimin e sulmuesve dhe gjykimin e tyre në Kosovë.

“Që nga momenti kur ka ndodhur sulmi terrorist, institucionet e Kosovës, në këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia, Prokuroria dhe Gjykatat janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit. Ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i Policisë, për hir të transparencës, kanë mbajtur konferenca, ku në hollësi kanë shpjeguar sesi ka ndodhur sulmi dhe ku kanë qenë terroristët. Sa i përket procesit gjyqësor, sigurisht që ende nuk ka filluar. Mirëpo, janë ndërmarrë masa paraprake për trajtimin e terroristëve. Disa prej tyre tani janë në paraburgim për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera terroriste”, ka thënë Haxhiu.

“Ne jemi në pritje të Gjykatës që të bëjë kërkesë për fletë-arrest ndërkombëtar, dhe menjëherë pa vonesa do të veprojmë në përputhje me kompetencat që i kemi. Do të ketë përpjekje maksimale që të gjithë sulmuesit të identifikohen, sepse ka qenë një grup i madh i armatosur që ka tentuar ta shtrijë ndikimin edhe te serbët e tjerë. Fatmirësisht, serbët lokalë nuk i janë bashkuar”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco