Sulmi terrorist në Veri/ Haradinaj: U mbrojt kufiri i Perëndimit me Rusinë! Serbia agresore në rajon

21:30, 02/10/2023
A+ Aa A-

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ftuar në Çim Peka Live, ka folur për sulmin terrorist serb në Veri dhe ngjarjet që po pasojnë rajonin.

Haradinaj-Stublla theksoi se Serbia është një shtet agresor i cili ka tendencë që të shtrijë ndikimin pro-rus në rajon dhe jo vetëm në Kosovë.

Sipas ish-ministres së Jashtme, mbrojtja e sovranitetit dhe territorit të shtetit të Kosovës nga policia është mbrojtja e kufirit mes Perëndimit dhe Rusisë.

Për sa i përket propozimit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për marrjen e kontrollonit të veriut nga KFOR, Haradinaj-Stublla tha se ‘nëse sot vazhdojmë të mendojmë se duhet të ndëshkojë Kosovën duke i marrë kompetencat Policisë së Kosovës dhe jo të ndëshkojë Serbinë duke e dënuar si agresore në Ballkan atëherë bie ndesh me të gjitha ato që kemi elaboruar gjatë gjitë kësaj kohe’.

Haradinaj-Stublla: Është një tendecë që të relativizohet roli i këtyre pjesëmarrësve në sulmit terrorist mirëpo ne e dimë që janë disa individë dhe jo komuniteti serb i veriut i përfshirë. Janë individë me interesa të caktuara të shtyrë dhe sponsorizuar, orkestruar nga Beogradi dhe ushtria serbe për një kohë shumë të gjatë, alarme të cilat ne i kemi ngritur por që janë injoruar nga komuniteti ndërkombëtar. Nuk ka pasur një reagim ashtu siç duhet ndaj një shteti agresor jo vetëm ndaj Kosovës por edhe ndaj shteteve të rajonit, në Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi madje ka tendencë që edhe në Maqedoni të shtrihet ndikimi destroktuv pro-rus i Serbisë.

Këtë herë është mbrojtur kufiri i Perëndimit me Rusinë. Nëse sot vazhdojmë të mendojmë se KFOR duhet të ndëshkojë Kosovën duke i marrë kompetencat Policisë së Kosovës dhe jo të ndëshkojë Serbinë duke e dënuar si agresore në Ballkan atëherë bie ndesh me të gjitha ato që kemi elaboruar gjatë gjitë kësaj kohe./ A. Zeneli/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco