Tritan Shehu: Po dëmtohen dhe po boshatiset institucionet e së ardhmes

Tritan Shehu: Po dëmtohen dhe po boshatiset institucionet e së ardhmes

21:15, 02/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka ngritur një shqetësim për mungesën e studentëve në fakultete. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Shehu u shpreh se këto institucione të dijes po kthehen në gjendje të mjerueshme duke humbur rolin dhe forcën e tyre.

“Po dëmtohen dhe po boshatiset institucionet e së ardhmes. Universitetet shqiptare po ngelin bosh çdo ditë e më tepër. Po mbyllen çdo ditë dhe po kthehen në gjendje të mjerueshme duke humbur rolin dhe forcën e tyre. Këtë po e pësojnë veçanërisht universitetet periferike. Universiteti i Gjirokastrës i ka dhënë atij qyteti aq shumë dije, rrezikon të mbyllet. Jo vetëm ai, por shumë universitete të tjera po pësojnë të njëjtin fat. Tragjedi e vërtetë. Kjo lidhet padyshim me probleme që janë të mëdhaja, ekonomike, sociale, politike, por edhe me politikat universitare”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco