Çfarë qëndron pas kërcënimeve të prokurorëve? Çollaku: Ka tendencë për ta shumëfishuar çështjen

20:03, 02/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku ishte i ftuar në 'Edicionin e orës 19:00' në Syri Tv, për të hedhur dritë mbi atë çfarë fshihet pas kërcënimeve të prokurorëve.

Çollaku u shPreh ndër të tjera se kjo është një katastrofë e cila nëse tenton të ndalohet do t’i bëjë dëm drejtësisë, nëse do i shkohet deri në fund, do sjellë një reformë në drejtësi.

Ndërsa shtoi se shikon një tendencë për ta zmadhuar dhe shumëfishuar çështjen, përsa i përket kërcënimeve të prokurorëve.

Atë që ka metamorofza të paktën me aq sa unë kam informacion deri tani , kjo që po ndodh është 'lemonatë' krahasuar me atë.

Ajo është me një përmasë të pazakontë, me ngjarje që ne sot po na duken iluzion dhe me një pjesëmarrje të madhe dhe të çuditshme, bandash, politikanësh, pushtetarësh vendorë, qëndrorë, të drejtësisë dhe të gjitha nivveleve.

Kjo është një katastrofë e cila nëse tenton të ndalohet do t’i bëjë dëm drejtësisë nëse do i shkohet deri në fund, do sjellë një reformë në drejtësi.

Për të ardhur te kanosja, te lajmi i sotëm ku unë më tepër shikoj një nxitim të madh institucional për ta shumëfishuar ndodhinë . Duket sikur sa herë qeveritarët marrin aksione të tilla po fshehin diçka, po ndodh diçka më e madhe se ai ushqimi mediatik që shesin.

Nxitimi dhe mënyra e ofrimit të asaj lënde të deritanishme. Këtu ka prokurorë 20 vjet e kusur, ne kemi dekada ne këtë zanat dhe kemi përcjellë ngjarje të shumta.

Merret për 3 ditë një njeri, shamaton dynjanë, sigurisht këto dëshmi dhe mendime duhen marrë seriozisht, por duhen verifikuar se mund të ketë ngjarje dhe më të rënda. Ne kemi kohë që merremi me dosje me çështje të drejtësisë, së krimive të rënda, drejtues, prokurorë, njerëz që kanë punuar në atë prokurori në shumë vite, deri tani rezultati i punës së krimeve të rënda ka qenë dhe mbetet në hark kohor krahasaur me SPAK shumë herë më pozitiv.

Ka pasur prokuror të kërcënuar me jetë, me familje me fëmijë, madje ka dhe tentative konkrete, atentate ndaj tyre, që janë parandaluar nga Policia në momentet e fundit. Pse tani kemi një situatë ndryshe?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco