Studentët në protestë/ Qiraxhi: Po i kërkojmë zgjidhjen atij që krijoi problemin

18:54, 02/10/2023
A+ Aa A-

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare ishte i ftuar në 'Task Force' në Syri Tv,  për të folur mbi ditën e prë të universitetit e cila nisi me protesta.

Qiraxhi u shpreh se studentët po i kërkojnë zgjidhjen e një problem, atij që e krijoi atë.

Është e vërtetë dhe është e qartë tashme, por ne kemi të bëjmë me një situatë ku ai që po ja kërkojmë të zgjidhë problemin atij që e krijoi. Pra ne kemi një qeverisje në mandatin e tretë dhe ne do duhej të shikonim rezultate dhe jo menaxhimin e rezultateve të gabuara të një qeveria që e ka çuar vendin me numrin më të paktë të mjekëve për banorë.

Mbetemi të fundit në rajon për këtë dhe në këtë kuptim ka vetëm një mënyrë, siç thotë fjala e urtë "nëse do të dëgjosh cicërimat e zogjve mbill pemë", në këtë rast kryeministri nuk po ndërton pemë por kafaze dhe kjo sigurisht është punë e një regjimi që ne tashmë ja kemi para rezultatin.

Është e frikshme dhe unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me një teknikë dhe politikë që mund të rrezikojë edhe sektorë të tjerë të shoqërisë.

Kemi të bëjmë me një qeverisje ku për dhjetë vjet qytetarët e kanë kuptuar që kjo nuk është vendi i tyre dhe se vendin mund ta gjejnë më mirë dikur tjetër.

Ne kemi shifra të jashtëzakonshme të njerëzve që largohen, si, ata që janë punëtorë krahu profesionist që lehtësisht kryeministri mund ta korrektojë me një listë nga vendet e treta.

Ne mund të marrim eletriçist dhe sanitare nga vendet e tjera por mjek nuk mund të marrim dot.

Dhe atje ku nuk i marrim dot çfarë duhet të bëjmë? Hajde t’i kapim në pranga këta që kemi këtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco