Kandidati i përjetshëm për ministër bujqësie në pritje të sezonit të 'preshit'

Kandidati i përjetshëm për ministër bujqësie në pritje të sezonit të 'preshit'

18:16, 02/10/2023
A+ Aa A-

Kandidati i përjetshëm për ministër bujqësie, Erion Braçe, është munduar të ironizojë seancën e sotme parlamentare deputetin e PD, Saimir Korreshi, në lidhje me shqetësimet e vazhdueshme të fermerëve që ky i fundit paraqet në Parlament thuajse në çdo seancë.

Braçe është i njohur për kritikat e tij ndaj Ministrisë së Bujqësisë, por ka vëtëm një gjë që bie në sy, i bën kritikat gjithmonë në prag ndryshimesh në qëveri. Pra, me sezone. Mesa duket i ka humbur shpresat së fundi dhe ka filluar t'i dalë në mbrojtje ministrisë duke replikuar me batuta bajate me deputetin Saimir Korreshi.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas akuzave të hedhura nga deputeti i PD-së Sajmit Korreshi se PS nuk po ndihmon bujqit dhe se po ju bëhet reklamë përmes celularit vetëm atyre që janë me PS-në.

Braçe tha se kur shkohet në fshat nuk i kërkohet tester partie askujt.

Ai i përmendi Korreshit shalqinjt e kastavecat që ka marrë në parlament si dhe u shpreh se kujt nuk i pëlqyen takimet në Lushnjë apo shalqiri, rrushi, domatet e me radhë të presi sezonin e preshit se është afër.

“E para mbi të gjitha kur shkohet në fshat nuk i kërkohet tester partie kuj. Ka disa në këtë sallë që janë demokartë e kanë përfituar më tepër se socialistët në Lushnjë. Ti je i pari (I drejtohet Korreshit). Fenomentet e natyrës nuk varen nga qeveria. Kur njëri në këtë sallë merrte shalqinin e i fuste kastravecin brenda unë kam qenë duke folur për ndryshimet klimatike. Kjo është e para. Së dyti nëse ka në këtë sallë nga ata që mendojnë se ishte vit i keq bujqësor, nuk i ndihmoj dot. Ka një problem me grumbulluesit e grurit që fillon tek unaza e Lushnjës tek kryetari i PD-së zyrtare e që mbaron në Tiranë dhe nga gruri do të fillojë në misër. Kujt nuk i pëlqyen takimet në Lushnjë apo shalqiri, rrushi, domatet e me radhë të presi sezonin e preshit se është afër.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco