VIDEO/ Xhaferri: Universitet po braktisen çdo vit e më shumë, situata është emergjente

VIDEO/ Xhaferri: Universitet po braktisen çdo vit e më shumë, situata është emergjente

17:17, 02/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Forumit Rinor në Partinë Demokratike Besart Xhaferri tregon se dy vitet e fundit numri i studentëve që bojkotojnë universitetet në Shqipëri është rritur ndjeshëm.

Në një lidhje me Skype për edicionin  pasdites me Edvin Parrucën në Syri TV , Xhaferri thotë se zgjidhja për këtë rast do të ishte një reformin total duke filluar nga investimet financiare për t’ua mundësuar të rinjve qëndrimin.

“Kjo është një pasqyrë e përhershme që po bëhet si  një murtajë, që sa vjen tetori ne kujtohemi për këtë problem. Javën e parë të universitetit e diskutojmë  me zë shumë të lartë, bëjmë akuza, bëjmë dhe prozime por kur vijnë problemet e tjera sa vjen e zbehet. Shoqëria shqiptare po goditet nga viti në vit akoma edhe më keq.  Zgjidhja për këtë gjë vjen me një reformim total  të të menduarit se sa vlerë ka arsimi në  shoqërinë tonë  dhe vlera vendoset nga përqindja që i vendoset nga buxheti i shtetit që harxhohet apo nga prodhimi i brendshëm bruto, që nuk e kapim as 2%shin.

Për të ardhur keq në të njëjtën kohë është dhe bojkoti masiv që të rinjtë po i bëjnë sistemit, si publik po në të njëjtën kohë dhe atij privat në Shqipëri duke kërkuar që të shkojnë dhe të shkollohen jashtë.  Besoj se sivjet ka pasur një numër shumë të madh studentësh që kanë dashur të shkollohen jashtë. Pra, nëse tradicionalisht ka pasur diku tek 6000-8000 studentë shqiptarë që shkonin jahstë për tu shkolluar, këto 2-3 vitet e fundit ka qënë në shifrat 12000 studentë, kështu që ka një rritje shumë të konsiderueshme  dhe këtu vjen pikërisht ulja e numrit të studentëve që ulen për herë të parë në auditoret  në Shqipëri.

Mënyra sesi duhet të ndryshojë unë mendoj që kjo fillon nga financimi dhe kushtet që i bëhen arsimit. Nëse ne me të vërtetë do të duhet të jemi joshës për të rinjtë që të qëndrojnë në Shqipëri, që të zgjedhin bankat dhe auditoret tona ne duhet të fillojmë të investojmë me të vërtetë në arsim dhe jo në siguri, fasada etj.”

INTERVISTA E PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco