SYRI TV/ Berisha: Solidarizohem me bojkotin e studentëve të Mjekësisë, çmimet dhe tarifat të papërballueshme

14:29, 02/10/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi numrin e ulët të studentëve që ulen për herë të parë në auditorë për këtë vit të ri akademik. Në një deklaratë për mediet, Berisha teksa bëri me dije se për këtë vit janë regjistruar 15% më pak studentë se një vit më parë, si dhe 50% më  pak se në vitin 2012, akuzoi mazhorancën socialiste se nuk ka ndërmarrë politika që iu vijnë në ndihmë studentëve. Lideri i opozitës e cilësoi praktikë diktatoriale, vendimin e qeverisë për studentët e Mjekësisë si dhe iu bëri thirrje që të ngrihen në protesta për të mbrojtur të ardhmen.

Nga SYRI TV

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi politikat e mazhorancës socialiste në fushën e  arsimit, të cilat sipas tij kanë bërë që për këtë viti të regjistrohen 15 % më pak studentë se një vit më parë dhe rreth 50% më pak se në vitin 2012.

Nga selia blu, Berisha akuzoi mazhorancën socialiste se i ka përbuzur studentët shqiptarë, pasi nuk ka ndërmarrë asnjë nismë për të lehtësuar jetesën e shtrenjtë në Tiranë për shkak të rritjes së çmimit të qirave dhe ushqimeve.

Vendimin e qeverisë për studentët e Mjekësisë, Berisha e cilësoi një akt diktatorial, i cili po i detyron studentët që të braktisin studimet në Shqipëri.

Lideri i opozitës u shpreh se për shkak të numrit të ulët të regjistrimeve po mbyllen degët e mësuesisë në vend si dhe denoncoi tarifat e larta të regjistrimit në krahasim me vendet europiane.

Për situatën e krijuar në fushën e  arsimit, Sali Berisha iu bëri thirrje studentëve që të ngrihen në protesta ndaj keqqeverisjes Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco