Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Berisha: Degët e mësuesisë po mbyllen! Ju ftoj të ngrihemi në protesta për të mbrojtur të ardhmen!

Berisha: Degët e mësuesisë po mbyllen! Ju ftoj të ngrihemi në protesta për të mbrojtur të ardhmen!

12:34, 02/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ngriti shqetësimin e madh sot për mbylljen e degëve të mësuesisë në universitetet e vendit, në një kohë kur këto degë mund të ishin jo vetëm të preferuara, por edhe të mbingarkuara në rast se qeveria në pushtet do t'i stimulonte profesionistët e kësaj fushe thjesht me dyfishimin e pagave!

"Katastrofë mund të vlerësohet situata për përgatitjen e mësuesve të ardhshme, - tha Berisha ndër të tjera gjatë një deklarate për shtyp sot kushtuar arsimit të lartë. - Dështim total i përpjekjeve të qeverisë nëpërmjet pagesave për angazhimin e të rinjve në degët e mësuesisë.

Ishte e pashembullt në historinë e Europës dhe të botës, që të këto degë, në Tiranë, matematikë, fizikë, kimi për mësuesi kanë ngelur me më pak se 10 studentë. De facto janë të mbyllura, në një kohë kur pak vite më parë, ishin nga degët më të preferuara të vendit.

Nuk kishte nevojë për stimuj të tjerë. Kishte një stimul: dyfishimi i rrogave të mësuesve.

I bëri degët e mësuesisë degë të preferuara. Madje dhe të mbingarkuara.

Qëndrimi ndaj mësuesit nga kjo qeveri, i shkretoi ato nga studentët, i falimentoi dhe ato po mbyllen.

Arsimi i lartë, këtë vit është një thirrje ku gjendja në të cilën ai ka rënë, të gjithë këto faktorë që rreshtova më sipër, janë një thirrje e fuqishme në radhë të parë për të rinjtë e universiteteve.

Po kaq edhe për gjimnazistët, për familjarët e tyre, të ngrihen fuqishëm në protesta.

Këto që po ndodhin janë shkatërrim masiv i ëndrrave më të bukura të të rinjve shqiptarë, mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja dhe Shqipëria e nesërme.

Unë garantoj studentët se PD në programin e saj, do t’u japë përgjigjen më të shkëlqyer të gjitha këtyre çështjeve, por i fton ata të marrin në dorë fatin e tyre, të ngrihen me guxim kundër një qeverie që është përçmuese, përbuzëse ndaj tyre dhe të ardhmes së tyre," theksoi kryetari i Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco