Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Parlamenti sot pasdite në seancë plenare, priten debate

Parlamenti sot pasdite në seancë plenare, priten debate

11:07, 02/10/2023
A+ Aa A-

Parlamenti do të mblidhet në seancë plenare sot pasdite në orën 17:00 me fokus, problemet e evidentuara nga  zgjedhësit.

Priten debate të forta dhe për herë të parë, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka publikuar edhe listën e diskutantëve bashkë me minutazhin përkatës si në vijim.

Vërehet se në këtë listë,10 deputetë të Partisë Demokratike nga grupi i rithemelimit, që kanë kërkuar fjalën, janë renditur si “deputetë jashtë grupeve parlamentare” dhe atyre iu janë lënë në total 20 minuta.  

Rregullorja e Kuvendit përcakton se duhet të ketë një seancë të dedikuar për probleme të zgjedhësve, rreth 4 orë dhe aty të diskutohet për problemet dhe hallet e qytetarëve sipas zonave që deputetët përfaqësojn, por shpesh kjo seancë është anashkaluar nga drejtuesit e Kuvendit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco