Lajçak mund të largohet nga dialogu/ Do emërohet ministër në qeverinë e kryeministrit pro-rus

Lajçak mund të largohet nga dialogu/ Do emërohet ministër në qeverinë e kryeministrit pro-rus

10:48, 02/10/2023
A+ Aa A-

Një parti e udhëhequr nga një figurë pro-Kremlinit fitoi të dielën zgjedhjet në Sllovaki, sipas rezultateve paraprake. Partia populiste SMER e politikanit Robert Fico fitoi 22.9% të votave.

Fico është aleat i ngushtë i Miroslav Lajçakut, emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërsa Fico pritet të emërohet kryeministri i ri i Sllovakisë, ka gjasa që një rol në qeverinë e re t’i ofrohet edhe Lajçakut, raporton The Economist

The Economist raporton se Fico mund ta emërojë Lajçakun në detyrën e tij të vjetër si ministër i Jashtëm i Sllovakisë, duke e larguar atë nga funksioni i emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se më 25 gusht të vitit 2016, kryeministri asokohe i Sllovakisë, Robert Fico darkonte me Vladimir Putinin në Moskë dhe lobonte për mbështetjen ruse që ministri i tij i Jashtëm asokohe, Miroslav Lajçak, të bëhej Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i OKB-së.

Sipas një transkripti të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, Fico i thoshte Putinit: “Ne kemi një kandidat interesant dhe do të përpiqemi të gjejmë mbështetje nga ana juaj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco