Viti i ri akademik, Meta: Arroganca e pushtetit i ka bërë të rinjtë të mendojnë për emigrimin

Viti i ri akademik, Meta: Arroganca e pushtetit i ka bërë të rinjtë të mendojnë për emigrimin

09:34, 02/10/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një mesazhi ka uruar studentët për nisjen e vitit të ri akademik.

Meta në një reagim në Facebook thekson se arsimi është djepi i mendimit shkencor.

REAGIMI I METES

SUKSESE studentëve dhe stafeve pedagogjike në nisjen e këtij viti të ri akademik.

Urimet më të mira për arritje të reja e më të mëdha për të gjithë ju, teksa sytë tanë janë të drejtuar tek universitetet e Shqipërisë, të cilat duhet të jenë djepi i mendimit shkencor, i mendimit kritik profesional dhe i zhvillimit të gjithëanshëm.

Çdo qytetar i jep shoqërisë nga vetja duke e formësuar atë, por askush më tepër se studentët. Studentët janë shpresa dhe vetë e ardhmja e transformimit social, ekonomik e kulturor të Shqipërisë.

Jeta universitare është goditur vit pas viti, vendim pas vendimi, nga qeveria shqiptare. Në një kohë kur vendet Europiane e mbështesin arsimin universitar, kërkimin shkencor, inkurajimin e zgjerimit të profesoratit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa destruktivë për të tkurrur auditoret dhe kontrolluar profesorët.

Etja për dije e studentëve shqiptar dhe talenti i jashtëzakonshëm i tyre për të kaluar kufijtë na mbush me optimizëm për ndryshimin e Shqipërisë, që pasurohet nga gjenerata të reja të arsimuara, gati për të qenë brezi i ri i ekonomistëve, inxhinierëve, mjekëve dhe drejtuesve të shtetit tonë.

Të gjithë bashkë duhet të bëjmë gjithshka për lirinë akademike, për uljen e kostove të arsimit universitar dhe rritjen e fondeve, që shkojnë nga buxheti i shtetit për formimin profesional e shkencor të brezit të ri.

Të jemi një aleancë e fortë dhe pa kompromis përballë arrogancës së pushtetit, që i ka bërë të rinjtë dhe studentët të mendojnë më së shumti për emigrimin, e të ringjallim shpresë për një Shqipëri, që i përgjigjet ritmit të ambicieve legjitime të studentëve të saj.

Mbarësi në çdo hap drejt dijes!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco