Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

‘Notat më kritike’/ Zhulali: ODIHR nuk e njeh 14 majin! Në Shqipëri, vjedhje e organizuar autokratike

17:02, 30/09/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Ilda Zhulali ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ODHIR në lidhje me zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Zhulali tha se ‘ky është një raport me notat më kritike që ka pasur ndonjëherë ODIHR me një gjuhë të drejtëpërdrejtë dhe përmes gjuhës teknike ODHIR nuk i njeh këto zgjedhje, as si legjitime, as si të drejta, as si të barabarta dhe as si të lira’.

Sipas Zhulalit, raporti thekson se ‘nuk kemi të bëjmë më në Shqipëri me zgjedhje të lira dhe demokratike por me vjedhje të organizuara autokratike.’

Zhulali: Ky është një raport me notat më kritike që ka pasur ndonjëherë ODIHR me një gjuhë të drejtëpërdrejtë dhe përmes gjuhës teknike ODHIR nuk i njeh këto zgjedhje, as si legjitime, as si të drejta, as si të barabarta dhe as si të lira.

Pra ne nuk kemi të bëjmë më në Shqipëri me zgjedhje të lira dhe demokratike por me vjedhje të organizuara autokratike. Ky është përkufizimi më i saktë që ODIHR e ka bërë nga fillimi deri në fund të raportit duke nxjerrë të gjitha elemetët teknikë dhe politik të tij.

Opozita shqiptare jo thjesht ka bërë vërejte për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve por i ka denoncuar qoftë publikisht qoftë pranë organeve që janë të detyruara sipas ligjit të mereshin me trajtimin e tyre duke përfshirë KQZ-në me 3 organet e saj, në KLGJ në SPAK në Prokurori por sikurse e pranon dhe ODIHR sistemi juridik në fuqi në Shqipëri nuk është efektiv për të adresuar asnjë nga këto shqetësime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco