SYRI TV/ OSBE publikon raportin përfundimtar: Keqpërdorim i burimeve shtetërore

23:04, 29/09/2023
A+ Aa A-

Raporti final i OSBE/ODIHR u ka dhënë një goditje të fortë zgjedhjeve lokale të 14 majit duke konfirmuar denoncimet e opozitës shqiptare. Në raport janë identifikuar disa prej shkeljeve kryesore të kryera nga qeveria e Partisë Socialiste që nga keqpërdorimi i burimeve shtetërore, blerja e votave, presioni ndaj votuesve etj. Në raport u evidentua fakti i mungesës së një vije të qartë mes aktiviteteve partiake dhe atyre shtetërore nga ana e Kryeministrit Rama si dhe ministrave te kabinetit qeveritar.

SYRI TV

Misioni I OSBE ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet vendore të 14 majit duke konfirmuar denoncimet e opozitës, e cila e konsideroi procesin zgjedhor si një masakër elektorale. Në raportin final janë identifikuar disa prej shkeljeve kryesore të kryera nga qeveria e Partisë Socialiste që nga keqpërdorimi i burimeve shtetërore, blerja e votave, presioni ndaj votuesve etj. Një vend të veçantë në këtë raport zunë vendimet e paligjshme të qeverisë për rritje pagash apo pensionesh të cilat u konsideruan nga ODIHR si keqpërdorim i burimeve administrative.

Sipas Kodit Zgjedhor, autoritetet nuk mund të propozojnë apo miratojnë vendime që ofrojnë përfitime SOCIALE për popullatën brenda katër muajve para ditës së zgjedhjeve. Megjithatë, Komisioneri deklaroi publikisht se dispozita përkatëse ishte e zbatueshme vetem për zgjedhjet parlamentare. Një interpretim kaq i ngushtë dhe formalist, që pasqyron shkronjën dhe jo frymen e ligjit, bëri pak për të garantuar barazi në fushen e lojes.

Si rezultat, qeveria mori vendime të shumta për të ofruar përfitime sociale për popullatën, e cila u pa nga disa bashkëbisedues të misionit të ODIHR-it si keqpërdorim i burimeve administrative. Përveç një vendimi te 31 marsit për të dhënë një bonus prej 5,000 lekësh (rreth 44 euro) për pensionistët, qeveria mori dhjetë vendime në muajin prill për rritjen e pagave të kategorive të ndryshme të punonjesve public, si mësues apo zjarrfikës.

Nje tjeter skandal I evidentuar ne raport ishte kercenimi qe Kryeministri Rama u beri qytetareve me nderprerjen e financimeve nga qeveria nese votojne kandidatet e opozites.

Zoti Rama në disa raste kushtëzoi mbështetjen e ardhshme te qeverisë për bashkite ne varesi te rezultatet e zgjedhjeve.

Më 2 maj, Partia Demokratike i bëri thirrje Prokurorise se Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (SPAK) duke i konsideruar këto deklarata si kërcënim dhe duke kërkuar hetim penal për deklarata të tilla të bëra nga zoti Rama gjatë gjithë fushatës.

Ne raport u evidentua fakti I mungeses se nje vije te qarte mes aktiviteteve partiake dhe atyre shteterore nga ana e Kryeministrit Rama si dhe ministrave te kabinetit qeveritar.

Vezhguesit e ODIHR-it verifikuan një model në të gjitha rajonet ku autoritetet vendore u përfshinë në aktivitete të gjera siç janë riparimet e infrastrukturës lokale, shpërndarja e ushqimit ose ofertat e punësimit afatshkurtër, duke përfshirë komunitetet e pakicave kombëtare.

Krahas zotit Rama, të gjithë, ministrat e qeverisë, të cilët gjithashtu nuk kanë qenë kandidatë, janë dukshëm moren pjesë në fushatën e PS-së, me nga një ministër të ndryshëm për çdo qark të vendit. Shpesh, nuk ishte I qarte dallimi ndërmjet aktiviteteve të tyre zyrtare dhe atyre të fushatës. Disa bashkëbisedues të vezhguesve të ODIHR shprehen shqetësimin se KQZ-ja nuk ka reaguar me shpejtësi ndaj aktiviteteve të tilla, gjë që përforcoi me tej avantazhin e PS-së gjatë fushatës.

Ne raport thuhet se vezhguesit e ODIHR-it moren një sërë raportesh të besueshme ku punonjesve te bashkive u behej presion te votonin PS-në. Raporti thekson se më 24 mars, Partia Demokratike i kërkoi SPAK-ut të hapë një hetim penal në lidhje me shpërndarjen dhe përdorimin e aplikacionit 'Aktiv1st' i lansuar nga PS në 2022. Bashkëbiseduesit e ODIHR konfirmuan në raste të ndryshme se aplikacioni ishte në përdorim në të gjithë bashkite e vendit dhe u perceptua si një mjet për të ngritur dhe promovuar profilin e PS-së në rrjetet sociale, shpesh me udhëzim nga eprorët përkatës të lidhur me PS-në.

Nje hapesire te rendesishme ne raport zene presionet ndaj votuesve te opozites, shitblerja e votave dhe ne kete kuader, evidentohet edhe roli I aleatit te Edi Rames ne keto zgjedhje, Partise Socialdemokrate te Tom Doshi.

Organet e zbatimit të ligjit duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të identifikuar dhe hetuar në mënyrë të pavarur të gjitha akuzat të shkeljeve zgjedhore, duke përfshirë blerjen e votave, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve administrative, në mënyrë të plotë, transparente dhe në kohën e duhur.

Këtë e pohuan bashkëbiseduesit e vezhgusve të ODIHR-it në disa rajone Mbështetësit e opozitës u përballën me kërcënime që synonin t'i pengonin ata të merrnin pjesë në fushatë. Kjo u ndërlikua nga akuza të shumta për blerje votash ose nxitje financiare për njerëzit jo për të marrë pjesë në zgjedhje, në shumicën e rasteve të iniciuara nga PS dhe aleati i saj informal, Partia Social Demokratike.   Autoritetet duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për të rritur ndërgjegjësimin për fenomenin e kahershëm të blerjes së votës dhe rreziqet që paraqet për integritetin e zgjedhjeve.

Ne raport evidentohet qendrimi I njeanshem I Komisionit te Ankesave dhe Sanskioneve. Ne rekomnadimet e raportit, sa I perket medias theksohet se  autoritetet duhet të sigurojnë zbatimin e duhur të Ligjit për të Drejtën e Informimit, të dekriminalizojnë shpifjen dhe të mbështesin gazetarinë e pavarur.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco