Meloni ul çmimet e ushqimeve, Rama shton taksat dhe refuzoi uljen e TVSH kerkuar nga ne!

Meloni ul çmimet e ushqimeve, Rama shton taksat dhe refuzoi uljen e TVSH kerkuar nga ne!

17:01, 29/09/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Qeveria italiane në marrëveshje me shoqatat ul cmimet e produkteve të shportës me 10% si përgjigje ndaj inflacionit.

Veprim i shkëlqyer i një qeverie të përgjegjshme, e cila edhe TVSH për produktet e shportës e ka në nivele minimale, që variojnë nga 4 deri ne 5%.

Ndërsa Edi Rama nuk ka bërë asgjë dhe nuk ka marrë asnjë masë për të ulur çmimet, të cilat po shkatërrojnë ekonominë familjare të shqiptarëve.

Pak muaj në emër të Partisë së Lirisë paraqita në parlament Projektligjin për uljen e TVSH se produkteve të shportes nga 20% në vetëm 5%,

Edi Rama me gjithë tufën e deputeteve kukulla të dhunuar në parlament  e rrezuan këtë Projektligj për të mos ju dhënë as ndihmën më të vogël qytetarëve.

Çmimet e ushqimeve bazë janë mjaft më të lira në Itali, me diferencë deri në 25- 30,% më pak se sa në Shqiperi dhe shkaku i vetëm ështe se këtu qeveris Edi Rama.

Qëllimi i vetëm i Edi Ramës është largimi i shqiptarëve dhe grabitja e taksave të tyre përmes korrupsionit të pandalshëm, të cilin e shohin të gjithë dhe që është bërë një pandemi e vërtetë hajdutërie shtetërore.

P.S Shikoni projektligjin e PL për uljen e TVSH-së së ushqimeve të shportës, që u rrëzua nga Rama dhe kukullat në Kuvend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco