Berisha: Zgjedhjet në Kukës u blenë në mënyrën më të pamëshirshme! Zyrtari i lartë i PS u kap në përgjime me drejtorin e OSHEE

Berisha: Zgjedhjet në Kukës u blenë në mënyrën më të pamëshirshme! Zyrtari i lartë i PS u kap në përgjime me drejtorin e OSHEE

12:56, 29/09/2023
A+ Aa A-

"Në Kukës zgjedhjet u blenë në mënyrën më të pamëshirshme". Këtë konkluzion dha sot, lideri i opozitës, Sali Berisha, lidhur me zgjedhjet që u zhvilluan më 24 shtator në Kukës për kryetarin e ri të bashkisë midis socialistit Albert Halilaj dhe kandidatit të opozitarit Emri Vata.

"Belinda Balluku, Taulant Balla, janë marrë me shpërndarje parash 1 javë rresht me thasë në qarkun e Kukësit, - nënvizoi kryetari i PD para mediave në konferencën e përjavshme për shtyp. 

"Në Kukës nuk përcaktoi rezultatin vota e qytetarëve, por rezultatin e përcaktoi qartësisht industria e blerjes së votës. Ne kemi një konkluzion, se me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka.

Kukësi ishte një argument shtesë në morinë e pafundme të fakteve që kemi paraqitur dhe disponojmë. Edhe të tjera. Por në një vend ku drejtësia është në kontroll total, nuk ka asnjë shpresë dhe zgjidhje tjetër përveç revoltave, protestave dhe përmbysjes së kësaj qeverie.

Që në muajin prill, në një lokal në Kukës, janë ulur fatkeqësisht një zyrtar shumë i lartë i PS me drejtorin e OSHEE të qarkut. Tavolina ka pasur përgjues dhe në këtë përgjim është e regjistruar se është bërë pazari që drejtori i OSHEE do të bëjë një tender me kaq miliona lekë, nga të cilat 300 mijë euro do i dërgojë në Tropojë. 200 mijë në Kukës.

Shtyllat do vendoseshin në Has. Dhe resti i kësaj në Durrës.
Shërbimi informativ, që ka qenë institucioni që ka vendosur përgjuesin, përgjimin ia ka sjellë Edi Ramës. Nuk kam, se nuk do e akuzoja sot SPAK-un, nuk kam të dhëna se Rama e ka çuar në SPAK përgjimin, por sipas disa indiceve e mbajnë aty për të mbajtur peng zyrtarin.

Nuk është vetëm kjo, nga institucioni i akuzës së Gjirokastrës, është dërguar në SPAK dosja me përgjimin, në të cilin kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, në një mbledhje urdhëron vartësit dhe u thotë: do u japësh kaq lekë, ti do i premtosh këtë vend pune. Pra, bën haptas ofertat për votat që do blinin. SPAK e mbyll dosjen dhe nuk ndërmerr asnjë veprim.

SPAK nuk mund të ndërmarrë veprime kur ka dosjen e kriminelëve elektoralë Edi Rama, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja.
Pra, çfarë mbetet? Mbetet të flasin qytetarët.

Përgjegjësia është një: që duhet ngritur sa më shpejt në protesta."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco