Berisha: Njeriu që e ka çliruar Alqin nga vepra e korrupsionit është një kriminel i korruptuar

Berisha: Njeriu që e ka çliruar Alqin nga vepra e korrupsionit është një kriminel i korruptuar

12:53, 29/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ndal në veçanti sot gjatë konferencës për shtyp edhe tek afera e inceneratorëve, roli i politikanëve të përfshirë dhe asaj që po rezulton nga gjykimi.

"U ndala te Alqi, jo se për të tjerët nuk kam, por ky është më flagranti, - tha Berisha lidhur me Alqi Bllakon, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, që ndodhet në qeli - Qëndrimi ndaj Alqit, prokurori apo gjykatësi se duhet t’i sqarojë, po njeriu që e ka çliruar Alqin nga vepra e korrupsionit, është një kriminel i korruptuar kokë e këmbë dhe kurrë ndonjëherë nuk do i shpëtojë ligjit për këtë veprim që ka bërë.

Drejtësia vonon, por nuk harron!

Ju e morët vesh që shefi i OLAF-it u dënua me një vit burg se manipuloi dosjen Vlahutin të denoncuar nga ne.

E denoncuam, e hetoi edhe Parlamenti Europian. E përshëndes nxjerrjen e saj nga komisioni me ceremoni. Por ajo duhej të ishte në vend të shefit të saj. 

Por shefi i vet, nuk e di si ia mori zoti mendtë dhe vendosi të bëjë dënimin në vend të Vlahutinit. Cherchez la femme. Klasike!" tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco