Berisha publikon skandalin: Veliaj po ndikon te dënimi i Alqi Bllakos, e kanë çliruar nga akuza e korrupsionit

Berisha publikon skandalin: Veliaj po ndikon te dënimi i Alqi Bllakos, e kanë çliruar nga akuza e korrupsionit

12:44, 29/09/2023
A+ Aa A-

Nga konferenca për shtyp e Kryetarit të PD, z. Sali Berisha, e cila është në vazhdim.

"Çështje tjetër që nuk mund të dalë kurrë nga rendi i ditës është çështja e djegësave, - tha Berisha ndër të tjera. - Erion Veliaj, jo vetëm që nuk hapet ndjekje penale ndaj tij, por ndikon në mënyrën më antiligjore në dënimin e Alqi Bllakos.

Duhet t’u them unë ju këtu, nga pikëpamja zyrtare, për aq sa është firmë, në nivelin e tij, Alqi Bllako është më përgjegjës se çdo njeri tjetër në aferën e djegësave.

Në aferën e ndjekësave është sekretari i përgjithshëm i të gjithë çorbës së djegësave.

Dhe Alqi Bllako, do studioj të gjithë dispozitivin, por disa informacione më thonë se e kanë çliruar fare nga akuza e korrupsionit.

Nuk jam i sigurt. Nëse jam gabim, do e tërheq. Por informacionet e para më thonë se nuk është dënuar për korrupsion. Nuk i është prekur asnjë qindarkë nga pasuria e tij.
Alqi Bllako ishte njeriu më i ngushtë i Erion Velisë. Lefterin nuk e kishte për gjë ai. Lefteri ishte Ladru Utile. Dhe mirë ia bënë, nuk kam asnjë keqardhje. Por në ministrinë e Lefterit, Alqi është personi përgjegjës direkt për të gjitha aferat, për të tre djegësat.

Alqi është, po të hyjmë këtu në librarinë time dixhitale, do shihni se si flasin për njëri-tjetrin Erion Veliaj dhe Alqi Bllako, si dy idilistë. Se si e përcjell Erion Veliaj, me Alqi Ballakon, se tani po na bëhet deputet. Shërbeu këtu, tani do shërbejë atje.

A ndërhyri Erion Veliaj? Unë dëshirë kam të akuzoj Edi Ramën, por në këtë rast unë nuk mund të bëhem, nuk mund të devijoj. Është Erion Veliaj.

Tani më rezulton se e kanë akuzuar për shpërdorim detyre dhe jo për korrupsion. Dhe ky është një akt i shëmtuar, një akt i turpshëm.

Akuzon për korrupsion, dhe absolutisht është e drejtë, Arben Ahmetajn pse përfaqësuesi i tij në komision ka votuar pro, në një kohë kur të gjitha këto janë bërë nën mbikëqyrjen direkte të Alqi Bllakos."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco