VIDEO/ Armand Shkullaku: Deklarata e sotme e Edi Ramës, idiotësi, më la pa fjalë

21:18, 28/09/2023
A+ Aa A-

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, duke komentuar konferencën e sotme të Edi Ramës, është shprehur se ishte i pafjalë.

Sipas Shkullakut, sot Edi Rama do të ishte më mirë të mos fliste fare, se sa të kërkonte që KFOR-i të merrte nën kontroll veriun e Kosovës, pas disa deklaratave të kundërta që kishte thënë më herët.

‘Konferenca e sotme e shtypit më ka lënë pa fjalë dhe nuk e shpjegoj dot, dhe nuk e kuptoj se pse doli. Është ajo shprehja e famshme që thotë; ça t'lësh pa thënë, qar e ke.

Nuk e kuptova se pse doli. Unë nuk jam me këto teoritë konspirative që i ka thënë Vuçiçi të dalë, por unë dua të besoj se është infantil në politikën rajonale, që Kosovën e njeh shumë pak, krizën në Ballkan e njeh shumë pak, raportet i njeh shumë pak.

Kjo e çon të thotë idiotësira të tipit, ju e mbani mend në qershor kur ai nisi një kryqëzatë ndaj Albin Kurtit, kur tha se Kosovës mund ti anulohet liberazimi i vizave,  do sanksionohet, Albini mund të jetë në listën e zezë të SHBA, etj., dhe në këtë vrazhdë tha  se veprimet e Albin Kurtit do të na çojë në skenarin më të keq, që KFOR-i të marrë situatën e rendit dhe sigurisë në veri dhe praktikisht do të kemi një republikë të KFOR-it dhe lamtumirë sovranitetit formal të Kosovës në veri.

E sot çfarë bën? Pikërisht në ditën kur edhe KFOR-i, DASH përgëzuan  punën e policisë së Kosovës, Rama thotë të çojmë KFOR-in.

Prandaj them se është injorancë, ose një nevojë e tij, nuk e di më kë të jetë tani. Ka disa linja, të jetë me Vuçiçin që është i miri, ta marrim me të mirë që të mos i vendosim sanksione, që Europa të mos i vendosë sanksione.

Ose është me linjën që karta e Vuçiçit ka marrë fund, se nuk mund të presësh nga një regjim autoritar dhe mafioz si ai i Vuçiçit në Serbi, të ofrojë zgjidhje demokratike, aq më shumë për një vend tjetër.

Kjo dilemë e Ramës shpjegon ato idiotësi që ai tha sot’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco