KAFE SHQETO/ Progni: Koncesioni 100 mln euro i PIK është një mega-aferë

10:17, 28/09/2023
A+ Aa A-

Ministria e Financave ka nisur procedurat për të dhënë me koncesion atë që në gjuhën teknike quhet infrastruktura e çelësave publikë (PIK).

Kjo infrastrukturë aktualisht përfshin dy shërbime. Ato janë certifikata dixhitale për efekt të fiskalizimit si dhë nënshkrimi elektronik.

Të dyja shërbimet janë të detyrueshme me ligj dhe kostoja që biznesi paguan për blerjen e tyre është 8.800 lekë ose 84 euro në vit. Sot këto para arkëtohen nga AKSHI. 

Gent Progni, ekspert i informatikës, i ftuar në KAFE SHQETO, u shpreh se nga 100 milionë euro, rreth 4.2 do shpenzohen në rastin më të mirë dhe se AKSHI është një bandë kriminale e organizuar që ia kalon dhe inceneratorit.

Unë e kam thënë edhe më përpara që AKSHI-i është një bandë kriminale e organizuar dhe ia kalon dhe inceneratorit  dhe këtë po e shikojmë dita-ditës.

Edhe në momentin që flisje më përpara për inceneratorin, nuk merrej kaq seriozisht.

Pastaj pas dy vitesh i dhanë seriozitet, njëjtë po fillon dhe puna e AKSHI-t.

Për këtë aferën e fundit  100 milionë euroshit, unë bëra dje një kalkulim të shpejtë, por sido që ta marrësh, në 100 milionë maksimumi që do harxhohet nga ky fond është 4.2 milionë euro.

Këtë e them po ta marr në vija shuma të trasha, me produktin më të mirë në treg global.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco