KAFE SHQETO/ Eksperti: Banditët e gjejnë viktimën, policia jo efiçente

09:22, 28/09/2023
A+ Aa A-

Në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV ishte i ftuar eksperti i sigurisë Fajton Softa, i cili ka komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend.

Vetëm në 48 ora janë regjistruar tre vrasje të rënda.

Eksperti i sigurisë tha se ngjarjet e fundit janë tronditëse dhe të gjitha tregojnë se grupet kriminale vazhdojnë të jenë në territor dhe të lajnë hesapet e tyre në territore publike dhe të zhdukin gjurmët e tyre.

“Grupet kriminale janë në gjendje të gjejnë vetë kundërshtarin, ndërkohë që operacionet e policisë nuk janë në efiçencë të plotë. Drejtoritë rajonale duhet të punojnë përditë. Duhet të godasin financat dhe ekonominë e këtyre grupeve”, tha Softa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco