Lajmi i fundit

LIVE/ Sulmet ndaj gazetarëve, protestë para parlamentit

Gazment Bardhi: Nuk mund të ketë zgjidhje për opozitën  pa Berishën

Gazment Bardhi: Nuk mund të ketë zgjidhje për opozitën pa Berishën

21:20, 27/09/2023
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka deklaruar se PD për të dalë nga kriza e brendshme duhet të bëjë opozitën funksionale në Parlament dhe të kryejë mision e saj.

Bardhi theksoi se mbështetësit e Bashës dështuan me strategjinë e “14 Majit”, ndaj duhet një strategji e re dhe ata që vazhdojnë po me atë strategji kanë dalë nga funksioni i vet i të qënit opozitar.

"Jemi në kushte kur nuk e kemi një strategji. Ndaj për të mos humbur më kohë, të nisin ta bëjmë opozitën funksionale të parlament dhe të kryejë mision e saj."

Provo të bësh një shkrim për qeverinë, askush nuk i bie telefonit. Qeveria është në kushte shumë të favorshme, është shumë rehat dhe komode. Ajo gjendje në të cilën është opozita, ka prekur shoqërinë dhe Shqipërinë.

Sot kur flasim për zgjidhje PD, flasim se kush është alternativa më e mirë për qytetarët që të jemi alternativë. Sa kohë nuk e zgjidhim të parë, unë kam gjykuar ta nisim kështu. Duke komunikuar, ne nuk komunikonim me njëri- tjetrin, ne komunikonim nëpërmjet televizorit.

 

Kur ne kemi nisur këtë betejë dhe Basha është i ndërgjegjshëm, ka pasur një strategji të caktuar, që ra në 14 maj. Dhe një opozitë e përgjegjshme, që nuk do ta lërë vendin pa opozitë, të kërkon që t’i të ndërtosh një strategji të re. Kur nisi beteja ishte që PD do forcohej, si sigurisht që të bëhesh alternativë për 2025, nuk mund të bëhesh me atë rezultat që morëm në 14 Maj.

Kush i shkon akoma asaj strategjie, ka dalë nga funksioni i vet i të qenit opozitar. Unë diferencën time me Berishën, e bëj nëpërmjet çështjeve , apo ideve, apo qëndrimeve që lidhen me një çështje të caktuar. Si rregull ne duhet të kemi të njëjtën mendim për çështjen tona, por kjo nuk ndodh.

Berisha është në opozitë, a e bën opozitën si unë, a është kjo opozitë ajo që duhet, unë nuk mund a gjykoj. Ai është faktor në opozitë dhe nuk mund të ketë zgjidhje për opozitën pa Berishën” tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco