Ramës së shitur s'mund ti kërkohet asgjë per Kosoven, replikë miqësore me deputetin e VV Ardian Golaj!

Ramës së shitur s'mund ti kërkohet asgjë per Kosoven, replikë miqësore me deputetin e VV Ardian Golaj!

19:56, 27/09/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Deputeti i Vetvendosjes Ardian Gola i kërkon me mënyre logjike Ramës që të vërë në lëvizje OKB dhe të tregojë se sulmi më i fundit kriminal dhe terrorist në Kosovë ishte organizuar nga Serbia.

Asgjë për të qortuar, përkundrazi ajo që thotë Golaj do të ishte normale në çdo kohë ndaj Shqiperisë dhe çdo kryeministri shqiptar me perjashtim të Edi Ramës

Por fatkeqesisht siç dihet boterisht Rama është totalisht i shitur tek Serbia dhe kjo kërkesë e drejtë e deputetit Ardian Golajt është absolutisht e pamundur.

Rama ishte i pari që sanksionoi Kosovën dhe anulloi mbledhjen mes dy qeverive në vend se të mbante qëndrim të vendosur kundër Serbisë që provokoi të gjithë krizën në veri.

Ishte Rama qe çoi gjoja planin e tij sekret te se pa komunikuar aspak me Kosoven një plan që nuk e njeh kush dhe ndërkohë që ishin në tavolinë marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi Ohrit, që Vuçiçi që i sabotonte dhe nuk i firmoste, ndërkohe qe Albin Kurti i kishte pranuar të dyja dhe ishte i gatshëm ti firmoste dhe ti zbatonte.

Ishte Rama që ndërsa vritej polici Bunjaku fliste për palë, që duhej të merreshin vesh,  kur agresorët terroriste serbe morën jetën e policit dhe mblodhën një mal me armatime kundër Kosovës pra ishin qartazi agresorë dhe jo palë.

Ishte Rama, që foli për konferencë paqe duke ja kaluar edhe serbëve më të zellshëm në mbështetjen, që ju jepte serbëve në kohën më të vështirë dhe kur serbet dhe përgjegjesitë e tyre përpara botës ishin të qarta dhe ata ishin të zhveshur nga çdo alibi.

Ishte Rama që u bë palë në planin për shkëmbimin e coptimin e teritoreve të Kosovës.

Ishte Rama që paditi kryeministrin Haradinaj që zbuloi të vërtetën për planin e coptimit të Kosovës dhe rolin shumë të lig të Edi Ramës në atë plan.

Është shumë e gjatë lista e gjëmave dhe bëmave kundër Kosovës prej Edi Ramës që është shfaqur si proserbi më i zellshëm i parë ndonjëherë në Shqipëri.

Ndaj i dashur Ardian, kjo jotja është një kërkesë fort e drejtë drejtuar njeriut më të gabuar, që quhet Edi Rama!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco