Situata në Kosovë/ Isufi: Një pjesë e shohin si shumë negative qasjen e Ramës ndaj Kurtit

19:01, 27/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari nga Kosova Venhar Isufi ka deklaruar se një pjesë e qytetarëve të republikës së Kosovës e shohin negative qasjen e afërt të kryeministrit Rama me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri TV, Isufi  shprehet se tani është koha kur Kosova ka më shumë nevojë për mbështetjen e Shqipërisë, teksa thekson se Rama duhet të tregohet unifikues sa i përket dialogut.

“Edhe në Kosovë kemi ka ndasi sesi shihet kjo qasje e zotit Rama me zotin Kurti. Kemi një pjesë që e shohin shumë negative qasjen e tij drejt Kurti,  dhe një tjetër pjesë e cila është më e afërt me opozitën e shohin që zoti Rama nuk po e gjen një dakortësi me zotin Kurt, në  gjuhën politike të përbashkët,  sepse e dinë se më herët zoti Rama me ish-presidentin e Kosovës zoti Hashim Thaçi  kanë pasur një afërsi shumë më të madhe.

Unë e shoh si një deklaratë jo pozitive për Kosovën sepse është momenti kur zoti Rama duhet të tregojë më shumë afrimitet me zotin Kurti dhe jo me zotin Vuçiç, dhe mendoj se është një pikë kthese ku zoti Rama duhet të tregohet një unifikues në aspektin edhe të dialogut  dhe mendoj se kjo i shërben të dyja vendeve, jo vetëm Kosovës. Mendoj që ka ardhur koha që duhet të tregojë më shumë përkrahje për zotin Kurti sepse po e dimë edhe faktorin ndërkombëtar, nëse kthehemi mbrapa e shohim se ai ka qënë gjithmonë kundër zotit Kurti dhe sot e kemi një mbështetje të jashtëzakonshme  për qeverinë e republikës së Kosovës. Mendoj që zoti Rama e ka kohën e duhur që të jetë më i afërt.”

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco