Rama i kthen zyrtarisht vizitën Melonit. A do të firmosë Shqipëria për centralin bërthamor dhe Syrin e Kaltër?

Rama i kthen zyrtarisht vizitën Melonit. A do të firmosë Shqipëria për centralin bërthamor dhe Syrin e Kaltër?

18:44, 27/09/2023
A+ Aa A-

Gjatë verës, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, vizitoi Shqipërin privatisht, ku u prit dhe shoqërua nga kryeministri Rama gjatë gjithë ditëve të qëndrimit të saj në vendin tonë.

Sot, Kryeministri Rama është pritur në një ceremoni zyrtare nga Meloni në Itali.

Vizita e Ramës në Itali zhvillohet në kuadër të Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali, punimet e të cilit u fokusuan në infrastrukturë, energji dhe agroindustri.

Ende nuk bëhet e ditur nëse Rama ka shkuar për të firmosur zyrtarisht ato që ia ka premtur privatisht Melonit dy maj më parë në Vlorë, ku dy ndër çështjet kryesore që mediat e vendit fqinj përmendën ishte projekti i ndërtimit të centralit bërthamor italian në Shqipëri dhe marrja e ujit nga Syri i Kaltër për rajonin e Puglia-s në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco