Komisionet Hetimore për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi, ja kur mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Komisionet Hetimore për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi, ja kur mblidhet Konferenca e Kryetarëve

18:49, 27/09/2023
A+ Aa A-

 

45 deputetë të PD-së kanë kërkuar ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Deputetët demokratë kanë kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore për skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS dhe të dhënat personale, si dhe për 4 kontratat e koncesionit në fushën e shëndetësisë.

Për të diskutuar në lidhje me këto komisione, do të mblidhet dhe Konferenca e Kryetarëve.

Kryetarja e Kuvendit ka njoftuar thirrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për të premten, ora 11:00, ku do të merren në shqyrtim kërkesat e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco