Vjedhja 99 950 000 euro nga koncesioni i çertifikatave dhe firmës elektronike Gent Progni

Vjedhja 99 950 000 euro nga koncesioni i çertifikatave dhe firmës elektronike

14:26, 27/09/2023
A+ Aa A-

Nga Gent Progni, ekspert i informatikës.

Si vidhet me letra duke fryrë tenderat!  Në procedurën e mëposhtme thuhet “120 000 biznese” e që këtu fillon abuzimi, sepse nuk ka pse të jenë 120 000, sepse jo çdo biznes ka kontrata me shtetin apo marrëdhënie të tilla me shtetin që t’i duhet një çelës publik autentikimi. 

P.sh, një ekonomiste/financiere ka disa biznese, pra asaj i duhet vetëm një çertifikatë për të gjithë! Por nuk është kjo më e rënda!

E rëndë është që shuma 100 milionë euro është jashtë çdo logjike botërore të implementimeve të tilla!  AZURE (foto më poshtë) që është kompani e Microsoft, të njëjtin shërbim për 20 mijë përdorues e jep për 3000 euro. Po po, 3000 euro për 20 000 PKI!!! 

Me rregull treshi në matematikë, besoj e dimë të gjithë i bie 20 000 - 3000 -> 120 000 = 50 000 euro bashkë me marzhin e fitimit! 

Ne e kemi proceduar 100 milionë!!! Pra, vjedhja është 99 950 000 euro. Një avokat të ma bëjë gati për SPAK e nesër e çoj unë!

LEXO INVESTIGIMIN: Qeveria nis procedurat për koncesionin 100 mln euro të çertifikatave dhe firmës elektronike

Çmimi i shërbimit nga AZURE,  kompani e Microsoft:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco