RTV e Bosnje Hercegovinës refuzon ditën e zisë për serbët e vrarë në Kosovë, pezullon drejtorin e Radios

RTV e Bosnje Hercegovinës refuzon ditën e zisë për serbët e vrarë në Kosovë, pezullon drejtorin e Radios

13:34, 27/09/2023
A+ Aa A-

Është revokuar vendimi për shënimin e ditës së zisë për vdekjen e sulmuesit në Kosovë në Radio 1 të Bosnje dhe Hercegovinës.

Shtypi në Bosnjë Hercegovinë shkruan sot se "Bordi Drejtues i Radiotelevizionit të Bosnjë-Hercegovinës, i cili normalisht menaxhon punën e këtij televizioni, nuk ka marrë asnjë vendim që sot, më 27 shtator, të shpallet ditë zie për serbët e vrarë gjatë sulmit në Kosovë dhe që programi të ndryshet në të  gjitha platformat e tij.

“Deri më tani nuk ka ndodhur dhe as nuk është praktikë që vetëm një media brenda Bosnje Hercegovinëstë marrë një vendim individual për një pozicion kaq të rëndësishëm programor siç është shpallja e ditë zie.

Pra, në këtë rast drejtori i Radio 1 të Bosnje Hercegovinë,  Dejan Kerleta, në mënyrë të pavarur, pa asnjë konsultim me Bordin Drejtues apo Drejtorin e Përgjithshëm të televizionit të Bosnje Hercegovinës, ka marrë vendim që programin e Radios BH ta adaptojë me ditën e zisë të shpallur nga Qeveria e Republikës Srpska”, njoftoi Bordi Drejtues i Radiotelevizionit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ata shtuan se vendime të tilla të njëanshme dhe jokonsistente janë të dëmshme për vendin sepse ato përfaqësojnë politizim bruto të politikës editoriale të shërbimit publik RTV të Bosnjë-Hercegovinës, i cili gjithmonë ka qenë i udhëhequr nga standarde të larta profesionale.

“Prandaj Bordi Drejtues i Radiotelevizionit të Bosnjë-Hercegovinës e ka shfuqizuar vendimin e njëanshëm të drejtorit të Radio 1 të Bosnje Hercegovinës,  Dejan Kerleta, për përshtatjen e programit të Radios në ditën e zisë”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se Radio 1 e Bosnje Hercegovinës ka transmetuar muzikë serioze mëngjesin e sotëm, dhe arsyeja është dita e zisë shpallut nga entiteti serb në Bosnjë Hercegovinë që e shpalli si subjekt, ditë zie për vdekjen e katër sulmuesve në Kosovë.

Vendimin për shpalljen e Ditës së Zisë e ka marrë dje Qeveria e Republika Serbska në një seancë telefonike. Deputetët e saj dje i bënë nderimet pa e përmendur policin e vrarë të Policisë së Kosovës dhe pa i shprehur ngushëllime familjes së tij, “ shkruan portali Klix.ba i Bosnje Hercegovinës./ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco