‘Radojçiç krahu i Vuçiç’/ Gashi: Rama i vetëm me gjuhë diplomatike për një akt terrorist serb

19:50, 26/09/2023
A+ Aa A-

Diplomati Flamur Gashi, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, ka folur për sulmin e armatosur terrorist drejt policisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Gashi theksoi se Milan Radojçiç është krahu i djathtë i Vuçiçit në Kosovë dhe dalja e tij në skenë, vërteton vërteton se të gjitha aksionet e kryera vitet e fundit në territorin e Kosovës kanë qënë të organizuara drejtëpërdrejtë nga Presidenti i Serbisë dhe institucionet qeverisëse të Serbisë.

Sipas diplomatit, kur kryhet një akt terrorist nuk ka vend për një gjuhë diplomatike dhe se në gjuhë të thatë diplomatike ka folur vetëm kryeministri i Shqipërisë dhe disa përfaqësues të BE-së.

Gashi: Milan Radojçiç është krahu i djathtë i Vuçiçit në Kosovë. Dalja në skenë e Milan Radojçiç jo vetëm që vërteton pjesëmarrjen aktive të institucioneve të shtetit serb por vërteton se të gjitha aksionet e kryera vitet e fundit në territorin e Kosovës kanë qënë të organizuara drejtëpërdrejtë nga Presidenti i Serbisë dhe institucionet qeverisëse të Serbisë.

Kur kryhet një akt terrorist nuk ka vend për një gjuhë diplomatike. Në gjuhë të thatë diplomatike ka folur vetëm kryeministri i Shqipërisë dhe disa përfaqësues të BE-së.

Nga të gjithë është dënuar akti terrorist i zhvilluar në Kosovë si cenim i të drejtës ndërkombëtare, si cenim i tërësisë territoriale dhe si cenim i qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës siç është Policia e Kosovës.

Serbia ka shkelur marrëveshjen e 9 qershorit 1999, Marrëveshjen e Kumanovës, ka shkelur marrëveshjen e Rambujesë, ka shkelur Planin Ahtisari, ka dalë kundër vendimit të Gjykatës Ndërkombatare të Drejtësisë në Hagë për të drejtën legjitime të shpalljes së pavarësisë së Kosovës gjë të cilën në gjykatë e dërguar vetë Serbia. Ka shkelur të gjitha ligjet dhe të drejtat ndërkombëtare duke cënuar tërësinë territoriale dhe sovranitetin e një shteti tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco