VIDEO/ Vangjeli: Shqiptarët e serbët armiq prej qindra vitesh, Rama e Vuçiç po sillen si evropianë, i thonë njëri-tjetrit vëlla

21:52, 25/09/2023
A+ Aa A-

 

Për analistin Lorenc Vangjeli, shqiptarët dhe serbët janë armiq prej qindra vitesh, por sipas tij, papritur dy drejtues, Rama e Vuçiç po sillen si europianë pasi i thonë njëri-tjetrit vëllai, e vëllami.

Deklaratat e Vangjelit u bënë gjatë emisionit ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV gjatë debatit për rolin e Edi Ramës, pas sulmit terrorist serb në Kosovë, ku u vra një polic.

‘Për shkak të ndarjes ideologjike që kemi ne këtu brenda për brenda, gjysma e shqiptarëve, në emër të urrejtjes ndaj Ramës, e keni emëruar atë armik të shqiptarëve.

E bëri thirrjen për konferencë. As në Prishtinë dhe as në Tiranë, e as në Beograd, nuk e prishin atë që bënë ata djemtë atje.

Kemi qindra vjet armiqësi me serbët dhe Rama sot gjykon bashkë me Vuçiçin thonë; një konflikt qindra vjeçar, papritur dy drejtues të vendit sillen si demokratë, europianë, i drejtohen njëri-tjetrit me vëllai e vëllami. Dhe për aq rëndësi sa kemi ne, andej gjetkë, shpjegohet me një paragraf të vetëm; dy popuj që kanë armiqësi qindra vjeçare me njëri-tjetrin, janë therur, janë vrarë, kanë derdhur lumenj gjaku, gjithmonë njëri agresor e tjetri viktimë, papritur dalin dy udhëheqës të moderuar.

Nuk mendon njeri më gjatë se kaq’, theksoi Lorenc Vangjeli në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco