Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Zgjedhjet në Kukës/ Vata: Patronazhistët dhe super-ministrat ishin me torbën plot

Zgjedhjet në Kukës/ Vata: Patronazhistët dhe super-ministrat ishin me torbën plot

17:05, 25/09/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’, Emri Vata ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve për kreun e ri të Bashkisë së Kukësit, zgjedhje këto të mbajtura pas shkarkimit të Safet Gjicit, i cili ishte pjesë e një skandali seksual në zyrën e tij.

Të dashur miq, të dashur bashkëpunëtorë, të dashur demokratë, të dashur kuksianë!

Dua të falënderoj, së pari strukturën e Partisë Demokratike në Kukës dhe familjet e tyre për qëndresën dhe mbështetjen në këtë sfidë të pabarabartë në shumë drejtime.

Demokratëve që më dhanë besim duke më votuar, u jam përherë mirënjohës.

Miqve që më mbështetën vazhdoj të jem borxhli dhe mirënjohës.

Përsëritja e asaj që të gjithë bashkë e kemi parë me sy është e panevojshme. Dua të theksoj se vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve.

Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasë nevojë për dorëzanë.

Rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes.

Ne sot mbyllëm një fushatë, por jo misionin tonë që në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë të kthejmë zgjedhjet e lira.

Uroj që vota e çdo qytetari Kuksian , të mos shpërdorohet.

Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje.

Miqësisht,

Emri VATA

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco