Kurti pranë familjes së policit të vrarë: Zotohemi që  do vazhdojmë rrugën që Afrimi e ndriti me sakrificë e flijim

Kurti pranë familjes së policit të vrarë: Zotohemi që do vazhdojmë rrugën që Afrimi e ndriti me sakrificë e flijim

20:06, 24/09/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar për ngushëllime te familja e policit të vrarë në detyrë nga grupet terroriste në veri të vendit.

Në fjalën e tij për mediat, Kurti hodhi akuza në drejtim të Serbisë, se ajo qëndron pas grupeve kriminale.

Ndërkohë, pati një mesazh, duke thënë se “rrugën që e ndriti polici Afrim Bunjaku, me sakrificë e flijim, ne do ta vazhdojmë pa kompromis”.

“Erdhëm që të shprehim ngushëllime si Qeveri e Republikës së Kosovës. Dhembja është e madhe por edhe krenaria është e jashtëzakonshme për guximin dhe sakrificën e Afrimit. Në betejën e Kosovës për rend ligj e kushtetutshmëri, për siguri e paqe, për të drejta e liri, kundër kriminelëve e terroristëve të mbështetur nga Serbia, do të ngadhnjejë Republika e Kosovës. Zotohemi që rrugën që Afrimi e ndriti me sakrificën e flijimin ne do ta vazhdojmë pa kompromis”, tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco