Zgjedhjet në Kukës, mbyllet orari zyrtar i votimit, ja kur nis numërimi

Zgjedhjet në Kukës, mbyllet orari zyrtar i votimit, ja kur nis numërimi

19:07, 24/09/2023
A+ Aa A-

Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Kukës. Në zgjedhjet e sotme në Kukës kishin të drejtë të vote 45 900 persona.

Sipas KQZ, gjithsej janë ngritur 74 qendra votimi për garën mes Albert Halilit nga Partia Socialiste dhe Emri Vatës nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Ky proces i përsëritur zgjedhor, siç është shprehur dhe vetë kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve i ka kushtuar buxhetit të shtetit 25 milionë lekë.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit.

Procesi i numërimit të votave parashikohet të nisë me vonesë pasi transportimi i kutive do të marrë kohë, për shkak të largësisë gjeografike që kanë zonat administrative me qendrën e qytetit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raportoi se deri në orën 18:00, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 44.26%.

Ndërkohë opozita ka denoncuar gjatë ditës së sotme prezencën e drejtuesve lokale të administratës së Kukësit të cilët nëpër qendrat e votimit u kanë bërë presion votuesve.

Zgjedhjet e pjesshme  në Kukës zhvillohen pas video-skandalit seksual që përfshiu ish-kryebashkiakun Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco