Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Vrasja e efektivit të policisë në Veri, Spahiu: Kjo është nxitje për luftë

09:46, 24/09/2023
A+ Aa A-

Analisti nga Mitrovica e Kosovës, Nexhmedin Spahiu, sulmin me armë ndaj policisë në veri të vendit, ku mbeti i vrarë një efektiv e komenton si një indicie e Serbisë për të nxitur luftë.

Në një lidhje me Skype për Edicionin e Mëngjesit në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndocin, Spahiu është shprehur se lufta mund të nxitet vetëm nga Serbia. Sipas tij, për të pasur paqe duhet që të kemi tërheqje të të dyja palëve.

'E kam përmendur disa herë që mund të kemi nxitje lufte. Kur kam përmendur mundësinë e luftës, qysh sa kohë, përgjigja kan qënë që këtu ka qënë ‘këtu është KFOR-i, këtu është NATO, janë amerikanët e tjerë, por në fakt këtu luftën mund ta nxisë vetëm Serbia.

Arsyeja për të bërë luftë është thjeshtë ngaqë Serbia është i vetmi vend në Europë, në përjashtim të Bjellorisisë, e cila është në krahun e Rusisë tërësisht i cili është edhe me lindjen edhe me perëndimin.

Serbia është e kufizuar nga të gjitha anët nga anëtarë të NATO-s , nga anëtarë të Bashkimit Europian dhe është vend që akoma luan politikën e saj tradicionale të tabluar që nga viti 1944 dhe që konsiston me një politikë vllazërore ndaj Rusisë dhe një aleancë e ngushtë me perëndimin.

Që të kemi paqe duhet të kemi tërheqje të të dyja palëve. Në këtë rast, ose Amerika të heq dorë nga futja e Serbisë në orbitën e Perëndimit  ose Serbia të dorëzohet nga politikat e saj shekullore dhe të futet në orbitën e Perëndimit, Amerikën e Bashkimin Europian .

Në rast se ndonjëra prej ktyre heq dorë nga këto politika atëherë sigurisht që nuk do të kemi luftë poe nëqoftëse asnjëra palë nuk tërhiqet nga kjo politikë atëherë sigurisht që do të kemi luftë .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco