Kuksianët zgjedhin sot kryetarin e ri të Bashkisë

Kuksianët zgjedhin sot kryetarin e ri të Bashkisë

07:54, 24/09/2023
A+ Aa A-

45 mijë e 946 qytetarë të Kukësit do ti drejtohen sot kutive  të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri për këtë bashki. Procesi do zhvillohet në 74 Qendra Votimi, një prej të cilave në institucionin e paraburgimit në Kukës.

Në këto zgjedhje të pjesshme do të ketë një fletë votimi, në të cilën numrin 1 e mban kandidati socialist Albert Halilaj, ndërsa i dyti renditet Emri Vata, që përfaqëson koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’.

Në gjysmën e qendrave të votimit, katër anëtarë I përkasin Partisë Socialiste, dy PD-së zyrtare të Lulzim Bashës, i cili nuk ka kandidatë në këto zgjedhje dhe një anëtar Partisë së Lirisë.

Në 37 qendrat e tjera konfigurimi është me 3 anëtarë të PS, 3 nga PD-ja dhe një anëtar nga PL-ja.

Materialet zgjedhore janë transportuar nga mjetet e ushtrisë të shoqëruara nga policia e shtetit dhe janë vendosur që të premten në palestrën e shkollës 9 vjeçare ‘Lidhja e Prizrenit’.

Zgjedhjet e Bashkisë Kukës do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit mbi 25 milionë Lekë.

Kukësi shkon në zgjedhje të pjesshme pas video-skandalit seksual ku ish-kryebashkiaku Safet Gjici u shfaq duke kryer marrëdhënie intime me shtetasen Alma Kaçi brenda në ambientet e zyrës së bashkisë.

Gjici akuzohet për korrupsion pasiv, se favorizuar Kaçin lidhur me një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco