Kurti flet për dialogun në Zvicër: Ne jemi në të drejtën tonë, t’i përmbahemi kornizës

Kurti flet për dialogun në Zvicër: Ne jemi në të drejtën tonë, t’i përmbahemi kornizës

19:08, 22/09/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Bern të Zvicrës, ka folur edhe për aktualitetin politik në Kosovë. Sa i përket dialogut, ai ka thënë se Kosova është në të drejtën e saj dhe se duhet t’i përmbahet kornizës së marrëveshjeve të arritura deri më tani, pa marrë detyrime të reja.

Këto deklarime Kurti i ka bërë në një konferencë për media, pas takimit që ka zhvilluar me Presidentin e Konfederatës zvicerane, Alain Berset.

‘Ne jemi në të drejtën tonë. Në fjalën që kam mbajtur më 14 shtator para mediave në Prishtinë kam sqaruar se në dialogun e fundit ne si Kosovë kemi bërë tri propozime, ndërsa Serbia asnjë. Në këto rrethana, ne duhet t`i përmbahemi kornizës së marrëveshjeve që kemi marrë si obligim dhe jo të marrim detyrime të reja’, është shprehur kreu i ekzekutivit kosovar.

Sa i përket takimit me presidentin Berset, Kurti ka thënë se kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rritjen e këmbimit tregtar.

‘Me presidentin Berset njihemi që nga pjesëmarrja ime në Forumin e Davosit, në fillim të vitit. Me të kemi biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të dy vendeve, për rritjen e madhe të këmbimit tregtar, që në vitin 2022 ka qenë për një të tretën më i madh se një vit më parë.

Pastaj është nënvizuar edhe fakti se remitencat nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër përbëjnë një të pestën e të gjitha remitencave që vijnë në Kosovë. Po ashtu, në bashkëbisedim me presidentin Berset është theksuar shkalla e lartë e integrimit të qytetarëve nga Kosova në Zvicër etj’, ka deklaruar ai, shkruan albinfo.ch.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco