SYRI TV/ Sulm i ri kibernetik në Shqipëri, dyshohet të jetë Rusia

18:50, 22/09/2023
A+ Aa A-

Hakerat rusë kanë ndërmarrë një sulm kibernetik në Shqipëri, pasi vendi tonë ju bashkua deklaratës së vendeve të G7-ës në mbrojtje të Ukrainës. Grupi hakerave ‘NoName’ ka paralajmëruar se do ta shkatërrojë të gjithë infrastrukturën shqiptare të internetit, teksa janë sulmuar disa uebsite të rëndësishme në vend.

SYRI TV

Shqipëria ka rënë përsëri pre e sulmeve kibernetike, teksa këtë herë besohet se origjina e sulmeve është Rusia. Grupi rus i hakerave ‘NoName’, nëpërmjet një njoftimi  në grupin e tyre në rrjetin Telegram, kanë marrë përsipër autorësinë e sulmit.

Në komunikimin e tyre thuhet se kjo është një përgjigje për Shqipërinë, pasi vendosi ti bashkohej deklaratës së vendeve të G7-ës, për sigurinë e Ukrainës. Hakerat kanë kërcënuar se ata do ta shkatërrojnë infrastrukturën e internetit në Shqipëri.

Shqipëria është bërë vendi tjetër që ka vendosur t'i bashkohet deklaratës së vendeve të G7 për sigurinë e neonazistëve ukrainas. Autoritetet shqiptare kanë dorëzuar tashmë mbi 22 transportues të blinduar  dhe predha mortajash në Ukrainë. Ju kujtojmë se Kosova është Serbi dhe ne do të shkatërrojmë infrastrukturën shqiptare të internetit!

Sipas informacioneve të shpërndara nga hakerat deri më tani janë sulmuar uebsajtet e Parlamentit të Shqipërisë, qytetit të Tiranës, Portit të Durrësit, Raifeisen Bank Albania dhe United Bank Albania. Ky është sulmi i dytë kibernetik në Shqipëri pas atyre të hakerave iranianë të Homeland Justice.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco