SYRI TV/ Rrjedhja e të dhënave, PD kërkesë për komomision hetimor

18:48, 22/09/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për publikimin e të dhënave pesonale. Kërkesa e cila mban firmën e 45 deputetëve të opozitës është dorëzuar nga deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili në një dalje për mediat akuzoi mazhorancën se i ka keqpërdorur të dhënat, si dhe theksoi se ky komision kërkon të hedhë dritë mbi skandalin e publikimit të të dhënave personale që kanë rrjedhur nga baza e të dhënave të shtetit. 

SYRI TV

Partia Demokratike dorëzoi këtë të premte në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për ngirtjen e komisionit hetimor për të dhënat personale që kanë rrjedhur nga bazat e të dhënave shtetërore. Në një dalje për mediat, deptueti Ervin Salianji bëri me dije se kjo kërkesë është firmosur nga 45 deputetetë të opozitës, si dhe shtoi se ky Komision kërkon që të hedhë dritë mbi skandalin e patronazhistëve, publikimin e pagave, publikimin e targave të makinave, nxjerrejn e llogarive bankare si dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Deputeti demokrat Ervin Salianji hodhi akuza edhe në drejtim të mazhorancës socialsite, se të dhënat perosnale i ka përdorur për të tjetërsuar rezultatet e zgjedhjeve.

Sa i takon bllokimit të ngritjes së Komisoneve nga  ana e Partisë Socialiste të, Salianji u shpreh se institucionet e vendit nuk janë pronë e mazhorancës socialiste.

Për këtë çështje, i ngarkuari me punë në ambasadës amerikane në Tiranë, shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco