Sulmet kibernetike ruse/ Progni: Shqipëria komplet e pambrojtur! Drejtori i ACESK zero njohuri

17:20, 22/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, eksperti i IT-së, Gent Progni ka folur për situatën pasi Shqipëria u bë shënjestër e sulmeve edhe nga hakerat rusë.

Progni theksoi se grupi rus që ka bërë sulmin e sotëm kibernetik në Shqipëri është një nga grupet më të fuqishme në botë.

Eksperti i IT-së ngriti alarmin se ky lloj sulmi përdoret nga hackerat rusë për të shfokusuar një sulm tjetër që mund të bëjnë.

‘Këtu është edhe problemi që u e shoh që ne jemi komplet të papërgatitur’, tha Progni.

Progni: Ky grup këtë lloj sulmi e përdor për të hequr vëmendjen për të shfokusuar një sulm tjetër që mund të bëjnë. Këtu është edhe problemi që u e shoh që ne jemi komplet të papërgatitur.

Në kohën që ne kishim sulmet iraniane dhe publikimet e Telegramit që realisht është dorë e brendshme dhe ajo, ne kemi pasur një takim në ACESK, dhe në atë takim u mundua që të bëhej një grup që do bënte një sistem mbrojtjes me ekspertë që të bëjnë një grup në raste të tilla sulmesh të kemi një kundërreagim për sulmet dhe të kemi mundësi ti parandalojmë dhe të mos i kemi për një kohë të gjatë.

Që nga ajo ditë ne kemi një hije totale informacioni dhe nuk e dimë kush është pjesë e kësaj agjencie të mbrojtjes kibernetike.

Ne kemi një drejtor të ACESK që ka botuar në revista cybersecurity katër faqe dhe janë paguar nga shteti jonë për ato katër faqe me një tekst që ishte prodhuar në ChatGPT për postime cybersecurity.

Njohuritë dhe profesionalizmi 0 nga drejtori i ACESK i cili të vetmen gjë që ka bërë si drejtor ka rritur pagën e vetë./ A. Zeneli/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco