Asosacioni/ Shameti: Vuçiç u tregua i sinqertë në fjalim vetëm kur tha ‘nuk harroj dot miqësitë e së kaluarës’

17:06, 22/09/2023
A+ Aa A-

Analisti Sokol Shameti i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, komentoi ngjarjet e fundit në Kosovë si dhe fjalimin e fundit të presidentit të Serbisë, Alkesandër Vuçiç, nga i cili Shameti veçoi vetëm një fjali që qëndron më afër të së vërtetës.

‘’Unë e dëgjova me vëmendje dhe në gjithë fjalimin e Vuçiç e vetmja fjali normale dhe më afër së të vërtetës mu duk fjalia e parë e tij kur tha që ‘’unë jam presidenti i një vendi të vogël i cili mundohet të integrohet me botën përëndimore por që e ka të pamundur të harrojë detyrimet nga miqësitë tradicionale të së kaluarës’’, u shpreh Vuçiç.

Për ta kapur nga fundi, po e nis nga fjaimi i Vuçiçi  cili ishte një fjalim, i cili nuk ndryshon aspak nga retorika e vazhdueshme e Serbisë, e vetmja gjë që ka ndryshuar është vendosja e kësaj retorike në kontekstin e ri të asaj që është duke ndodhur në Ukrainë.

Unë e dëgjova me vëmendje dhe në gjithë fjalimin e Vuçiç e vetmja fjali normale dhe më afër së të vërtetës mu duk fjalia e parë e tij kur tha  që ‘'unë jam presidenti i një vendi të vogël i cili mundohet të integrohet me botën përëndimore por që e ka të pamundur të harrojë detyrimet nga miqësitë tradicionale të së kaluarës. ''

Gjithë pjesa tjetër e fjalimit të Vuçiç ishte një përpjekje për të treguar, sigurisht e mbështjellë me një sërë gënjeshtrash dhe mua më vjen shumë keq që nuk u kundërshtua nga askush atje dhe u la të vazhdonte me vetë-rrjedhje.

Gënjeshtra e madhe dhe përpjekja për të paralelizuar atë që ka ndodhur në Kosovë dhe atë që ka vuajtur Kosova, që është Genocidi dhe pse disa, ose më saktë Kuvendi i Shqipërisë nuk e pranon, por ka Kuvende të tjera që e kanë pranuar këtë dhe kryesisht vetë Kosova dhe fakti që u detyrua komuniteti ndërkombëtar që të angazhohet në një ndërhyrje sepse ishte duke ndodhur genocid, për të ndaluar genocidin ai po mundohet të tregojë se çfarë ndodhi në Kosovë ose çfarë po ndodh me rusët në Krime është e njëjta gjë që ka ndodhur me qytetarët e Kosovës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco