Basha: Efektivi i plagosur duhet falenderuar, nëse do të kishte një aksion të organizuar, ngjarje të tilla do të shmangeshin

09:28, 22/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të diskutuar ngjarjen e rëndë ku u plagos një efektiv policie në Tiranë ishte ish drejtues i burgjeve Faik Basha.

Basha është shprehur se efektivi i policisë duhet falënderuar për guximin por në këto situata duhet një punë e organizuar nga strukturat e policisë së shtetit për të shmangur ngjarje të tilla të rënda.

Nuk mund të lë pa thënë se efektivi i plagosur ka guxim dhe ai duhet të mbështetet në policinë e shtetit. Ne kemi shumë policë që kanë guxim dhe ne duhet ti trajnojmë këta efektivë që të mos shkojnë si supermeni por të organizohet puna dhe të shkohet si duhet në një aksion pasi mund të kemi përsëri të tilla ngjarje.

Veprimet e nxituara dhe të mos hetuara mirë të këtyre elementëve ku policia e ka konstatuar si një individ problematik dhe del me deklaratë se ka fobi policinë, kjo është normale që një person me armë dhe lëndë narkotike normalisht që do ta kishte fobi policinë.

Ky person ka qenë i konstatuar si një njeri problematik, dhe me përballje me policinë shmangej sa herë. Punonjësit e krimeve duhet që të kishin hetuar më mirë këtë individ. Askush nuk ka frikë nga policia por mendoj se komuniteti e ka humbur besimin te uniformat blu por jo që të kenë frikë prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco