‘Berisha doli më i fortë nga përplasja në PD?’/Bardhi: Është plotësisht e vërtetë

‘Berisha doli më i fortë nga përplasja në PD?’/Bardhi: Është plotësisht e vërtetë

00:50, 22/09/2023
A+ Aa A-

Gazment Bardhi ka pranuar se ish-kryeministri Sali Berisha ka mbështetjen më të madhe të demokratëve.

Në emisionin “Opinion”, Bardhi tha se beteja kundër Berishës para dy vitesh nisi për të forcuar PD, por rezultoi se u dobësua opozita dhe vet partia.

Fevziu: A është e vërtet që Berisha doli më i fortë nga kjo. Pra, ju përjashtuat Berishën, por ai doli më i fortë pasi kishte mbështetje më të madhe?

Bardhi: Kjo është krejtësisht e vërtetë. E nisëm betejën për të bërë PD më të fortë, por u dobësua PD dhe opozita. Kishte një pjesë të demokratëve që na dëgjuan ne, nga ata që dëgjuan Berishën dhe nga ata që nuk dëgjuan asnjë palë. Në kushtet ku jemi  do të duhet të gjejmë një zgjidhje. Kemi arritur ta bëjmë opozitën funksionale në parlament, nuk kuptoj pse Basha mban një tjetër qëndrim së bashku me disa deputetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco