Berisha - Gogut: 'Pastor', temjani përdoret për të larguar Djallin nga kisha, mos e harro kurrë këtë!

Berisha - Gogut: 'Pastor', temjani përdoret për të larguar Djallin nga kisha, mos e harro kurrë këtë!

13:51, 21/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka shkaktuar humor në parlament duke ironizuar fjalimin që mbajti deputeti socialist Toni Gogu me fraza të huazura nga Bibla. Njëherësh, Berisha i ktheu një përgjigje alegorike për të gjitha sulmet dhe fyerjet që Gogu ia drejtoi atij personalisht gjatë debatit në Kuvend për pensionistët dhe fondin e pensioneve private, 

Gogu e nisi fjalën e tij me psallmet: "Më në fund, drita e së vërtetës po çan dhe koracën e opozitës. Po fillojnë kolegët opozitarë ta shikojnë të vërtetën dhe kur e shikon të vërtetën, fillon të çlirohesh...."

Ndaj Berisha, që u ngjit në foltore menjëherë pas tij, e përcolli duke ia dhënë mesazhin me vete: "Pastor", meqë aludove drejt meje, unë kam këtë përgjigje për ty. Kujtohu pak se riti i temjanit ka të bëjë me përzënien e djallit nga kisha, të shpirtit të keq, prandaj mos e harro kurrë këtë. Kur të dalësh këtu, kije parasysh. Për Kuranin ka fjalë tjetër, e them edhe atë unë."/ar/sh/SYRI.NET

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco