Afera Rama-McGonigal/ Berisha: Po hap hetim Kongresi i SHBA, kurse SPAK-u i partisë nuk hap hetim

13:51, 21/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi nga Kuvendi sërish aferën Rama-McGonigal.

“Rrisni rrogat. A e dini ju se ai vendim për rritjen e rrogës së gjykatësve në 7 milionë lekë, do të thotë se gjykatësi të marrë sa 117 qytetarë me pensionin që unë u lexova këtu. A nuk është kjo një pashpirtësi ekstreme? A e dini ju se shteti ka një detyrë në ndarjen e të ardhurave? Ka një komponent social në zbutjen e tij.

Një ditë do të sjell këtu një studim, të njërit prej institucioneve më prestigjioze se ku renditej Shqipëria për shpërndarjen e të ardhurave. Pastaj nuk do ndjehesh mirë.

Unë u them ju një gjë, nuk keni pse vendosni një hipotekë të tillë ndaj një njeriu i cili është objekt hetimi të rëndë. Objekt hetimi të thellë në SHBA. Për herë të parë në historinë e vendit, Shqipëria përfaqësohej nga një delinkuent. Po, po dhe jo se e them unë, e thotë gjykata amerikane, e thotë kongresi amerikan. Nuk ka turp më të madh se kjo.

Dhe përsëri SPAK-u i partisë nuk hap hetim. Po a ka dëshmi më flagrante se sa nënshtrimi i plotë ndaj edi Ramës. Po hap Kongresi i SHBA hetim, pa le më prokuroria dhe gjykata. Këtu ai ka kryer veprimtari kriminale.

Edi Rama, McGonigal, Dorian Duçka, Agron Neza kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminale. Kanë kryer veprime kundër opozitës. Kanë kryer veprime kundër biznesit”, tha Berisha.

Kryetari demokrat tha se inflacioni në vend është bërë i qëndrueshëm sepse është shkatërruar prodhimi.

“Së pari, është e vërtetë që ka pasur vende në BE që kanë pasur inflacion më të lartë. Por është e ëvrtetë se ai inflacion ka rënë dhe kjo nuk ka ndodhur në Shqipëri. Inflacioni në Shqipëri, rritja e tij është bërë e qëndrueshme Sepse janë ushqimet ato që njohin vetëm rritje. E shkatërruat prodhimin.

35 mijë lopë race janë eliminuar në Myzeqe dhe zona të tjera. shkoni në Greqi, shkoni në Janinë dhe kontrolloni pak sa është kilja e djathit, e qumështit, sa është veza. Prandaj Shqipëria ka inflacion të qëndrueshëm. Në grupin e ushqimeve, inflacioni i dhënë 11 përqind nga INSTAT, de facto është 13 përqind.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit, të cilën e llogarit edhe Shqipëria, është sipas INSTAT, është 17.5 përqind më i lartë se ai që përllogarit EUROSTAT.

Po ju aplikoni shifra mashtruese dhe mbuloni çdo lloj drame njerëzore. Natyrisht noterëve të vendimeve të qeverisë keni vendosur t’ia rrisni rrogën në mënyrën më kriminale.

Nuk ndodh në botë, edhe presidenti i një vendi ka një proporcion të rrogës me mesataren e atij vendi,” tha Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco