Tabaku: Qeveria ka dështuar me skemën e pensioneve, rritja me 50 lekë në ditë qesharake

Tabaku: Qeveria ka dështuar me skemën e pensioneve, rritja me 50 lekë në ditë qesharake

13:15, 21/09/2023
A+ Aa A-

Deputetja Jorida Tabaku është shprehur se nuk do të votojë për projektligjin për fondet e pensionit privat.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku u shpreh se qeveria ka dështuar me skemën e pensioneve.

Ajo theksoi se pensionet do të rriten me 50 lekë në ditë në bazë të inflacionit dhe ngre pyetjen se çfarë mund të bëjë një pensionist me 50 lekë në ditë.

“Shifrat sot flasin ndryshe. Rritja e pensioneve është ulur. Popullsia po plaket. Krenimi për rritjen e pensioneve është varfëri mendimi.

E dini me sa do të rriten pensionet me 50 lekë në ditë. Çfarë blen një pensionist me 50 lekë në ditë.

A mbijetohet me 50 lekë në ditë. Nuk do të marr pjesë në votim. Qeveria ka dështuar me skemën e pensioneve”, ka thënë ndër të tjera Tabaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco